Një 29-vjeçare shqiptare në Korfuz të Greqisë është gjetur e pajetë pasi ishte shpallur e zhdukur. Anxhelina Petro nga Berati kishte humbur kontaktet që prej pasdites së 2 Janarit.
Pas disa orësh, trupi i shqiptares u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së saj në Korfuz. Për këtë ngjarje, policia greke ka arrestuar babain e vajzës, si autor të dyshuar të krimit të rëndë.
Mediat greke shkruajnë se 29-vjeçarja ka shenja goditjesh në trup. Pasi ishte dhunuar për vdekje, Anxhelina Petro ishte varrosur në kopshtin e shtëpisë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se babai i vajzës ishte kundër lidhjes së saj me një djalë.
Ai e kishte dhunuar vajzën e tij duke e goditur me sende të forta dhe më pas e kishte varrosur në oborrin e shtëpisë. Babai i Anxhelina Petros, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar para hetuesve grekë autorësinë e krimit. Ai rrëfeu se ka vrarë vajzën e tij dhe më pas e kishte varrosur në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë ku banon.
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...