Dritan Abazoviq edhe zyrtarisht është mandatuar për kryeministër të Malit të Zi, dhe nesër kabineti i tij, do të votohet në parlamentin malazez. Përveç tij, në qeverinë e re malazeze do të jenë edhe dy shqiptar të tjerë, për të drejtuar resorë ministrorë.
Qeveria e Abazoviqit do të ketë gjithsej 18 ministri, ku dy prej tyre do të drejtohen nga ministra shqiptar.
Marash Dukaj

Marash Dukaj do të drejtojë ministrinë e Administratës Publike. Ai është i lindur në vitin 1985 në Tuz.
Fatmir Xheka

Ndërsa ministria tjetër që do të drejtohet nga një shqiptar, është ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, ku ministër është caktuar Fatmir Xheka.
Ai ka lindur në Tivar më vitin 1975. Xheka ka qenë ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, e edhe deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi. /Reporteri.net
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...