Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se disa anëtarë të qeverisë do të vaksinohen nesër në pikën për vaksinim në sallën sportive “Boris Trajkovski”.
“Ju njoftojmë se nesër, 18 maj 2021 (e martë) në pikën në sallën sportive “Boris Trajkovski”, do të vaksinohen anëtarët e mëposhtëm të Qeverisë: Fatmir Bytyqi – Zëvendës Kryeministër përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Nikola Dimitrov – Zëvendës Kryeministër i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme, Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë, Fatmir Besimi – Ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë, Goran Milevski – Ministër i vetëqeverisjes lokale”, njoftoi Qeveria.
Pas vaksinimit, duke filluar nga ora 10:50 e mëngjesit, pritet deklaratë nga zv.kryeministri i ngarkuar me Çështjet Evropiane – Nikola Dimitrov dhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq përpara pikës së vaksinimit.
Gjithashtu për nesër është paralajmëruar se vaksinën do ta pranojë edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...