Dhjetë pacientë me simptoma që tregojnë leptospirozë janë trajtuar ditët e fundit në Klinikën e Sëmundjeve Infektive të Qendrës Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS), njoftojnë mediat duke u thirrur në burime jozyrtare.
Rastet e para janë shfaqur në komunën Novi Grad të Sarajevës, konkretisht në lagjen Dobrinja, ku qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma si temperaturë e lartë, lodhje e rëndë dhe shenja të rritura inflamacioni dhe probleme me funksionin e mëlçisë.
Për të parandaluar përhapjen e leptospirozës, aktualisht po kryhet deratizimi pranveror në komunat Novi Grad, Centar dhe Ilidža. Njëkohësisht, janë forcuar kontrollet mbi menaxherët e ndërtesave, tregjet dhe zonat publike, shkruajn mediat atje.
Çfarë është leptospiroza?
Leptospiroza është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret e gjinisë Leptospira. Ajo transmetohet kryesisht përmes kontaktit me ujë, tokë ose ushqim të kontaminuar me urinën e kafshëve të infektuara, sidomos brejtësve. Infektimi ndodh kur bakteret depërtojnë në trup përmes lëkurës së dëmtuar ose mukozave (syve, hundës, gojës).
Simptomat e leptospirozës përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje, të vjella dhe, në rastet më të rënda, dëmtime të mëlçisë, veshkave dhe meningjit. Nëse nuk trajtohet me kohë, sëmundja mund të shkaktojë komplikacione serioze deri në fatalitet.
Ekspertët rekomandojnë evitimin e kontaktit me sipërfaqe të mundshme të kontaminuara, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse në zonat me rrezik të lartë, si dhe kryerjen e kontrolleve të rregullta për dëmtuesit, duke ruajtur gjithashtu higjienën personale.
Institucionet shëndetësore bëjnë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë ndaj simptomave dhe, në rast dyshimi, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...