Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 676.620 doza të vaksinave, ndërsa 248.539 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 9.335 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.413 qytetarë.
56% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 53% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 49% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Nga MSH kujtojnë se tani qytetarët mund të vaksinohen edhe pa caktuar termin./Telegrafi/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja