Qytetarët e përkatësisë turke të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut, kanë vendosur t’u ndalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi.
Ata në rrjetet sociale njoftojnë se kanë hapur pikë për mbledhjen e ndihmave të cilës do forme.
“I presim të gjithë ata që duan të ndihmojnë për tërmetin në Turqi në tendën tonë në qendër të Shkupit. Batanije, pallto, pelena, xhaketa, ngrohëse etj…”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, autoritetet në Maqedoni gjithashtu kanë njoftuar se do të bëjnë gjithçka që është në mundësi të tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Theksojmë që tërmeti i ditës së hënë me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore, ishte tërmeti më i fuqishëm i qarkut në më shumë se 80 vjet.
Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar – sipas të dhënave të deritanishme.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...