Maqedonia e Veriut edhe pas shumë pritjeve, nuk do të bëhet anëtarja e plotë e NATO-s në Samitin e 3 dhe 4 dhjetorit në Londër. Kështu raportohet nga emisioni “360shkallë”, duke nënvizuar se shkak për këtë është Spanja, e cila shkon në zgjedhje të parakohshme në 10 nëntor dhe dote ndodhin vonesa në ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në Kuvendin spanjoll.
Me këtë është njoftuar edhe kryeministri Zoran Zaev nga kryeministri teknik spanjoll, Pedro Sanchez. Analisti spanjoll, Miguel Rodrigez ka nënvizuar se ratifikimi mund të ndodhë gjatë vitit 2020 kur do të konstituohen dy dhomat e Parlamentit spanjoll, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ai thotë se është e mundur që Spanja të ngelet vendi i vetëm nga 29 anëtaret e Aleancës që nuk do të arrijë të ratifikoj Protokollin deri në dhjetor. Deri tani, Protokolli për anëtarësim është miratuar nga 21 vende anëtare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...