Në 20 qytete të vendit protestohet kundër ndryshimeve në arsim e organizuar nga Lëvizja qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.
Siç thonë organizatorët, do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të ndërprerë miratimin e propozim ligjit për tekstet shkollore, që mes tjerash parasheh digjitalizimin e librave.
Nga nisma thonë se digjitalizimi mund të jetë vegël shtesë në arsim por assesi i patjetërsueshëm. Mes tjerash, nga iniciativa kërkojnë që librat klasik të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm. Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një si dhe të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa./telegrafi
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...