Kryeministri Zoran Zaev me shumë bindje thotë se ka shumicë parlamentare edhe nëse Ziadin Sela vendos që ta braktisë koalicionin.
Vazhdimi i partneritetit me Selën në qeveri varet nga partnerët tjerë të koalicionit e më shumë nga vetë Sela, thotë Zaev.
I pyetur nga Aslat nëse me largimin eventual të Selës nga Qeveria, do të ketë mbështetjen e Çedomir Sazdovskit dhe Vesel Memedit për të siguruar përsëri shumicë parlamentare, Zaev tha se është i hapur për bisedime me Sazdovskin, duke mos e mohuar një marrëveshje paraprake me Vesel Memedin.
Ne me Sazdvoskin ende nuk kemi biseduar për shumicën parlamentare, që edhe ai të jetë pjesë e saj. Po,r unë kam dëshirë që të bisedoj me të gjithë deputetët. Nuk dua që t’i sforcoj proceset, dua që ata të ndodhin në mënyrë të natyrshme.
Por e di që kemi shumicë parlamentare edhe pa Selën. Por ju e dini se gjithmonë kam tentuar që shumica të jetë sa më e fortë – tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...