Duke parë se situata në gjithë botën ka filluar të merr një kahe më pozitive në raport me pandeminë, vlerësojmë se kjo frymë pozitive është koha të ndjehet edhe në vendin tonë, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), duke u bazuar në atë se rastet e shëruara nga Covid 19 janë në rritje, derisa rastet e reja të të infektuarve po shënojnë rënie të ndjeshme.
“Duke u nisur nga ky fakt do të thotë se e drejta për lëvizje të lirë të njerëzve po kufizohet në masë shumë të rreptë pa nevojë prandaj Aleanca për Shqiptarët propozon që masat në vend të shënojnë valën e dytë të lehtësimeve, edhe atë duke u nisur nga shkurtimi i orës policore nga ora 23:00 deri 05:00.E dimë se ekonomia e vendit tonë nuk mund të durojë edhe gjatë kohë me këtë tempo të punës, prandaj duke respektuar masat mbrojtëse(distanca, maska, doreza)propozojmë që të fillohet me hapjen e bizneseve siç janë restorantet, kafiteritë dhe biznese të ngjashme që janë mbyllur për shkak të virusit”, thonë nga ASH duke shtuar se lehtësimi i masave të qarkullimit, ndihma shtetërore për veprimtaritë e goditura dhe fillimi gradual me punë i bizneseve do të ishin bazë e mirë për të shpëtuar ekonominë e brishtë të vendit nga recesioni.
Vendimi i Kushtetueses, Sallahu: Krenar që kam qenë pjesë sh...
Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: T’i lëmë anash inatet ...
Gold Ag bëhet romantik, urimi i tij për bashkëshorten
Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pe...
Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ...
E trishtë: Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku...