Në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup në periudhën e kaluar është bërë punë intensive për të përmirësuar infrastrukturën. Janë bërë disa rikonstruksione, korrigjime dhe përpunim të zgjidhjeve për shfrytëzim më të mirë të infrastrukturës. Rrjeti ekzistues rrugor është rikonstruktuar dhe rehabilituar. Problemi me hyrjet dhe daljet nga kompleksi në rrugët e qytetit është zgjidhur plotësisht, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sinjalizimi vertikal dhe horizontal është vendosur për drejtimin e duhur të komunikacionit. Zonat e këmbësorëve janë shënuar, ndërsa është instaluar ndriçimi i ri i rrugës. Trotuaret janë zgjeruar. Janë krijuar kushte për lëvizjen e ambulancave, shtigjeve për vizitorët dhe njerëzit me pajisje mjekësore dhe për biçikleta.
Nga Ministria theksojnë se këtë muaj është vendosur dhe montuar spitali modular për nevoja të plotësimit të kapacitetit spitalor të klinikës për sëmundje infektive.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...