Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka dalë me njoftim zyrtar mbi rastin e sulmit me bombë në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar.
MPJ-ja e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ku u ranë 22 të rinj dhe mbi 60 janë lënduar, duke e quajtur si terrorizëm. MPJ-ja bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë në Londër.
Njiherit, MPB-ja njofton se deri tani nuk është evidentuar ndonjë shtetas i Maqedonisë, të jetë në listën e të vdekurve, ose të lënduarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...