Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë kontrolluar 328 automjete të cilët transportojnë fëmijë në shkolla në 104 lokacione.
Sipas policisë, te 23 automjete janë konstatuar parregullsi dhe janë përjashtuar nga komunikacioni.
“Dje nga ora 06:30 deri në ora 09:30, MPB zbatoi aksion në gjithë territorin e vendit dhe janë kontrolluar 328 automjete që transportojnë fëmijët në shkolla në 104 lokacione nga ku janë konstatuar vepra penale dhe kundërvajtje nga Ligji për Siguri të Komunikacionit Rrugor, Ligjit për automjete, Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se janë vërtetuar 24 vepra penale./Telegrafi/
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...