MPB: Janë regjistruar 281 raste të mosmbajtjes së maskës

10:12 | 17 Korrik 2020

Ministria e Punëve të Brendshme informon se vazhdon me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirus.

Ata informojnë se gjatë ditës së kaluar janë regjistruar 281 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara