Ministria e Brendshme informon opinionin se ka formuar organ bashkërendues për të zbatuar masat në lidhje me situatën me Covid 19.
“MPB ka ndërmarr të gjitha masat dhe aktivitetet që ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, dhe do të informojë opinionin përmes Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun, në koordinim me institucionet e tjera, për të gjitha masat e marra. Policët po kryejnë dhe do të forcojnë kontrollet mbi zbatimin e masave të marra nga Qeveria për tu ballafaquar me problemin me Covid 19”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë masat e rekomanduara dhe udhëzimet e miratuara nga Qeveria për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Të gjithë ata që shkelin rekomandimet do të sanksionohen sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.
Ministria e Brendshme ndërmerr masa dhe aktivitete të duhura për të mbrojtur punonjësit e saj duke blerë dezinfektues, doreza mbrojtëse dhe mjete tjera për policët.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...