Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup përmes një kumtese thekson se ka shqyrtuar video materialet për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe bastisje dhe biseda informative me disa të dyshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e katër personave nga Shkupi: A.D (43), S.P (51), A.M (22) dhe A.K (43). Pas bastisjes tre prej personave (S.P, A.K dhe A.M) janë provuar nga liria, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik ata janë liruar”, theksojnë nga MPB.
Sipas MPB-së, poashtu në bisedë informative janë ftuar edhe tre persona tjerë T.Z (50), M.P (22) dhe L.S. (42) të gjithë nga Shkupi. Ata gjithashtu thonë se po vazhdojnë të ndërmarrin masa në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend
Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ek...
Hykmete Bajrami publikon disa prej profileve false që e sulm...
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipë...
Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtar...
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...