Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Gjatë pasdites do të ketë kushte për shfaqje të reshje të përkohshme të shiut.
Temperatura në mëngjes do të lëvizë nga 14 deri 23 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 33 deri në 41 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti mbetet i ngrohtë me kushte për reshje të përkohshme të shiut, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie gjatë ditës së diel dhe hënë./Telegrafi/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...