Mot shumë i nxehtë me reshje nën mesataren, karakterizohet koha në gjysmën e dytë të tetorit.
Nga DPHM theksojnë se sipas vlerave të matura për temperaturën mesatare ditore të ajrit dekada e parë e tetorit karakterizohet si e zakonshme, por sa i përket dekadës së dytë, duke i pasur parasysh temperaturat e parashikuara deri në fund të dekadës së dytë, karakterizohet si mot i nxehtë në mënyrë ekstreme, përveç në pjesën perëndimore malore dhe pritet ta tejkalojë mesataren shumëvjeçare prej tre deri pesë gradë.
Vlerat rekorde të temperaturës maksimale të ajrit në disa stacione meteorologjike në tetor nuk i tejkalojnë vlerat absolute shumëvjeçare.
Temperatura më e lartë në tetor të këtij viti është matur në Gjevgjeli prej 32,6 gradë, përderisa maksimalja e matur deri më tani në këtë vend matës është 35,4 gradë. Temperaturat e matura maksimale në periudhën prej vitit 1951 deri në vitin 2018 për muajin tetor janë 34,5 gradë në Demir Kapi, Shtip 34,1, Shkup 33,6, Strumicë 32,2, Prilep 32,3, Manastir 31,8, Kriva Pallankë 31,3, Ohër 28,9, Berovë 31,5, Mavrovë 27,3 dhe Llazaropole 27,4 gradë Celsius./MIA
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...