Ministria e Mjedisit për një muaj ka mbledhur 235.000 euro nga shtrenjtimi i qeseve të plastikës

14:50 | 27 Janar 2022

Me ligjin e ri që hyri në fuqi më 1 dhjetor 2021, shteti përmes fondit të Ministrisë së Mjedisit ka mbledhur 235.000 euro me rritjen e çmimit të qeseve plastike në 15 denarë.

Në të njëjtën kohë, përdorimi i qeseve plastike është dhjetëfishuar që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Menaxhimin e Paketimit dhe Mbetjeve nga Paketimi.

Ministri i Mjedisit Naser Nuredini është i kënaqur me rezultatet. Ai thotë se janë të shkëlqyera dhe se qytetarët gjithnjë e më shumë po bëjnë pazar me çanta.

“Në dhjetor janë mbledhur 235 mijë euro nga shitja e qeseve plastike, të cilat shkojnë në fondin e mjedisit. Tani do të bëjmë një plan se në cilat projekte mjedisore do të investohen këto para. Ne kemi pritur se çfarë do të jenë ato mjete”, tha sot Nuredini

Kompensimi prej 15 denarë për qeset e biodegradueshme duhet të regjistrohet dhe të transferohet në fond të veçantë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara