Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do ta vizitojë sot Serbinë.
TRT Global raporton se Fidani do të pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa pritet të takohet edhe me homologun e tij serb Marko Gjuriq.
Gjatë takimeve, Fidan do të diskutoj për bashkëpunimin shumëdimensional midis Turqis dhe Serbisë.
Ai do ta theksojë gjithashtu angazhimin e Turqis për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Serbinë në atë kontekst.
Pritet që Fidani ta theksojë nevojën për një qasje të ekuilibruar dhe të qetë ndaj situatës në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar njëkohësisht vlerën e ruajtjes së një dialogu të hapur.
Gjithashtu do ta theksojë rëndësinë e unitetit rajonal në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe nevojën për ta forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin në të gjithë rajonin.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...