Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) në Maqedoni ka publikuar të dhëna në lidhje me pasuritë e qytetarëve në vend, të hyrat e tyre, pagën më të madhe, si dhe mjetet që i kanë pasur në xhirollogari gjatë vitit 2019.
Sipas të dhënave të tyre, qytetari më i pasur në RMV është nga Manastiri, milioneri më i ri është vetëm gjashtë vjet, më i vjetri ka 101 vjet, ndërsa një person nga Struga ka marrë pagën më të madhe mujore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska, në konferencë për shtyp, tha se edhe pse shkupjanët dominojnë në listën e të ardhurave më të larta, në vendin e parë si personi më i pasur është një qytetar nga Manastiri, i cili ka pasur të ardhura vjetore prej 211.360.619 denarë. Në vendin e dytë është një grua nga Shkupi, e cila ka pasur të ardhura prej 172.166.358 denarë.
“Strugani që ka marrë pagën më të madhe ka punuar në industri me metale, ndërsa ka paraqitur të ardhura vjetor bruto prej 1.9 milionë eurove. Në listën e pagave më të mëdha bruto, janë edhe pagat e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, barnatoreve, arsim dhe prodhimtarisë së veshjeve”, tha Llukarevsla,
Ajo shtoi se edhe pse numrat e përgjithshëm janë rritur, në krahasim me vitin 2018 janë ulur të ardhurat individuale.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit