Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Bruksel është zotuar se do të bëjë gjithçka që Maqedonisë së Veriut t’i jepet data për fillimin e negociatave me BE-në deri në tetor, duke shtuar se në pyetje janë vetëm disa javë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë së lajmeve MIA në përfundim të samitit dyditor të liderëve të BE-së, për atë nëse mund të garantohet datë për negociata, pas shtyrjes së vendimit deri në fund të tetorit, Merkel deklaroi se liderët e BE-së mbrëmë kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut.
Do të bëjë gjithçka që mundem që të merret vendimi pozitiv sepse Maqedonia e Veriut bëri punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe biseduam për këtë mbrëmë. Bëhet fjalë për disa javë, angazhimi ynë mbetet i njëjtë dhe sa më përket mua unë do ta investojë të gjithë forcën time politike për këtë – deklaroi Angela Merkel, kancelare gjermane./Alsat
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...