Intensifikohet presioni ndërkombëtar ndaj Bashkimit Evropian për hapjen e dyerve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev do të takohen nesër pak para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Bërdo të Sllovenisë.
Paraprakisht ata do të ulen në takim me Varhejin dhe Janshan. Ndërsa më pas do të kenë takim të përbashkët me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Sipas mediave bullgare takimi i tillë i vendos Gjermaninë dhe Francën në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen edhe të një krize në BE.
Kryeministri Zaev konfirmoi takimet e përbashkëta. Ndërkohë presidenti amerikan i ka theksuar autoriteteve të BE-së se zgjerimi duhet të vazhdojë.
“Biden ia ka theksuar presidentes së KE-së Ursula fon fer Leyen se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ta përfshijë Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane në Shkup Kate Marie Byrnes.
Biden ka biseduar me Ursula von der Leyen dhe ka shfaqur mbështetje për Unionin si partner i SHBA-së./telegrafi/
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...