Enti shtetëror i statistikave publikoi të dhënat që në tremujorin e fundit të vitit 2019-të në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 49-të vdekje më shumë se lindje, transmeton Portalb.mk.
Qyteti i Manastirit ka dallimin më të madh, duke shënuar 127-të lindje më pak, ndërsa qyteti i Tetovës ka rritje më të madhe, ku ka 113 lindje më shumë se vdekje gjatë kësaj periudhe.
Lindje më pak se vdekje ka në këta vende tjera: Prilep (81), Ohër (51), Shtip (43), Gjevgjeli (39), Kërçovë 35, Kumanovë dhe Veles me 18 lindje më pak se vdekje.
Lindje më shumë se vdekje ka në këta vende tjera: Studeniçan (80), Strugë (43), Likovë (38), Zhelinë (22), Shkup (9).
Gjithsej, në këtë tremujor janë shënuar 5,103 lindje dhe 5,152 vdekje. Ndërkohë janë regjistruar edhe 3,381 martesa dhe 592 divorce.
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...
“Ishalla na lehtëson Zoti”, Gjesti bën të ditur se do të agj...