Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën duhet votuar iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.
Seanca e gjashtë e jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht (e premte) 2022, raporton rtcg.
“Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend një iniciativë për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.
Kreu i grupit parlamentar të DPS-së, Danijel Zhivkoviq, ka bërë të ditur se Qeveria e Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, ka humbur legjitimitetin e saj, për këtë arsye kanë kërkuar një seancë ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë.
Ndryshe, Milo Gjukanoviq e kishte paralajmëruar Abazoviqin se me votat e partisë së saj do të shkarkohet nga posti i kryeministrit./reporteri/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...