Mbyllet një objekt hotelerik në Tetovë, arrestohet pronarja

23:49 | 18 Prill 2021

Gjatë ditë së djeshme në ora 13:10, policët e SPB Tetovë kanë kontrolluar një objekt hotelerik në rrugën “120” në Tetovë i cili ka qenë i hapur dhe ku janë shërbyer njerëzit.

Nga policia thonë se objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa pronarja J.B.N (49) është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara