Sipas një ankete të zbatuar, 56.65% e qytetarëve nga Shkupi përdorin automjetet personale si mjet bazë për transport.
Si rezultat i kësaj në Shkup ka kolona ndërsa djegia e derivateve të naftës në këtë mënyrë ndot ajrin.
Siç është publikuar në ueb-faqen e Bashkisë së Shkupit, udhëtimi me automjet për punë me kolegët mund të ndihmojë t’i shmangemi përditshmërisë në Shkup: Shumë automjete, kaos në komunikacion dhe nervozë, ndërsa në pjesën më të madhe të automjeteve ka vetëm një person, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në vend që të shkoni në punë vetëm, përdorni automjetin edhe me 2-3 kolegë, duke përdorur maska gjatë kësaj periudhe, numri i automjeteve do të zvogëlohet pënjë të tretën. Do të mund të lëvizet nëpër qytet më lehtë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Nga Bashkia e Shkupit rekomandojnë që të udhëtohet me biçikleta apo me këmbë në vendet më të afërta.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK