Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka kaluar mbi 180 mijë, ndërsa numri i rasteve aktive është mbi 15 mijë.
Numër i lartë i vdekjeve u regjistruan edhe dje (21) të cilët ishin prej 49 deri 94 vjeç. Dje nga 5.416 testimet e kryere, 459 raste rezultuan pozitiv.
Raste aktive më shumë ka në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, ndërsa me më pak raste aktive janë Demir Kapia, Dojrani dhe Pehçeva.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 80 përqind e pacientëve që janë infektuar me COVID-19, janë të pavaksinuar.
Gjithashtu, shumica e pacientëve që janë të hospitalizuar nuk kanë pranuar vaksinë kundër virusit./Telegrafi/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...