Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev kanë mbajtur konferencë të përbashkët, në të cilën kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Theresa May në fjalimin e saj tha se Britania e Madhe do të mbështesë Maqedoninë në gjitha çështjet e hapura që ka me fqinjët, duke theksuar se qeveria e re ka bërë hapa drejt përmirësimit të gjendes politike të vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, qeveria bëri ndryshime dhe ju zgjati dorën fqinjëve. E di që Maqedonia është e angazhuar për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe dua të theksoj se mund të mbështeteni tek ne për këtë çështje. Do ta ndihmojmë Maqedoninë në gjitha proceset strategjike”, tha mes tjerash May.
Ndërsa kryeministri Zaev falënderoi May për mbështetjen që Britania e Madhe e ka dhënë për Maqedoninë. Ai tha se vizita e saj pas një kohe të gjatë, është e mirëseardhur për marrëdhëniet dypalëshe.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu