Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.691 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja.
Prej rasteve të reja 48 janë në Shkup, 10 në Kumanovë, Manastir-8, Radovish-8, Kërçovë-7, Dibër-5, Shtip-3, Kavadar-2, Resnjë-2 dhe nga 1 në Tetovë, Koçan, Vallandovë, Strumivë, Shën Nikollë, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenica.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 111 pacientë të shërua dhe 13 të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.169 pacientë, ndërsa prej tyre 147.301 janë shëruar dhe 5.369 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.499./Telegrafi/
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës