Grupi prej katër gazetarëve nga Afganistani, të cilëve në Maqedoni të Veriut ju sigurua qëndrim i përkohshëm deri në largimin e tyre në ndonjë shtet të tretë sipas kërkesës së Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, këtë mëngjes arritën në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, bëhet fjalë për gazetarë për televizion dhe radio që kanë punuar për media lokale dhe korrespodent për media të huaja, ndërsa pas rënies së qeverisë demokratike, morën kërcënime për jetë nga talebanët.
Pas aterrimit të zbatuara të procedurave standarde – kontrolli i sigurisë, mbrojtjes dhe PCR test dhe personat do të akomodohen përkohësisht në Shkup, ndërsa harxhimet plotësisht do të mbulohen nga Organizata e Gazetarëve për të drejtat e njeriut.
Në vend për momentin janë 534 qytetarë nga Afganistani për të cilët institucionet ua sigurojnë dhe mbështetjen e nevojshme dhe ndihmë, derisa nga Maqedonia e Veriut deri më tani janë larguar 85 qytetarë që qëndrim të përhershëm u siguruan Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe SHBA-ja.
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...