Pasditen e djeshme, mbërritën 100,620 doza të vaksinave Pfizer, përmes mekanizmit COVAX.
“Gjatë ditëve të ardhshme, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, i cili do të vaksinojë të gjithë qytetarët e regjistruar. Nëse nuk jeni regjistruar ende përmes faqes në internet, unë ju nxis ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të merrni termin”, tha dje Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 15 korrik dyert e pikave të vaksinimit do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të mbrohen nga Covid-19 dhe nuk kanë pse të regjistrohen paraprakisht.
“Nga e hëna në dy javët e ardhshme, të gjithë qytetarët do të marrin termin për imunizim, pavarësisht nga mosha. Kjo do të thotë që edhe popullata e re mund të imunizohet.
Pas kësaj, pikat e vaksinimit do të vazhdojnë të punojnë për ata që nuk janë regjistruar dhe duan të vaksinohen”, tha Filipçe.
Vaksinat Pfizer dhe Sinovak janë në dispozicion, por qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhin se cilën vaksinë ta marrin./Telegrafi/
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...