Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani sot në konferencë për media, bëri të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të hapë konsullatë edhe në Cyrih të Zvicrës.
“Ajo çfarë është me rëndësi se në Cyrih po hapim konsullatën e re për të parën herë, dhe dhjetëra mijëra njerëz tanë të diasporës të cilët tani janë të detyruar për të udhëtuar me kilometra deri në Bern për të marrë shërbimet e tyre, tani do të kenë njësinë e vet konsullore për të marrë shërbimet e tyre”, tha ministri Bujar Osmani.
Ai gjithashtu foli edhe për kontestin me Bullgarinë, ndërsa shtoi se sukseset diplomatike nuk janë garë në 100 metra, por janë maratonë.
Osmani shton se bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë për t’i tejkaluar dallimet./Telegrafi/
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...