Venko Filipçe sot njoftoi se për shtatë pritet të arrijnë 500.000 vaksina nga Sinovak.
Filipçe gjithashtu tha se tashmë janë shpërndarë 10 mijë vaksinat “Pfizer” që arritën të hënën, ndërsa intensifikimi i procesit të vaksinimit tha se do të ketë kur të arrijnë vaksina tjera.
“Në mëngjes ka arritur informacion se mund të arrijë dërgesa për 7 ditë në vendin tonë. Edhe një informacion tjetër i mirë është se ajo sasi që është ndarë për vendin tonë është e paketuar sikurse që ishte dërgesa e vaksinës Sinofarm”.
“Kjo e lehtëson mënyrën e dhënies së vaksinës. Lë rezerva, sepse e shohim se çfarë po ndodh, por besoj se do të realizohet dërgesa sipas paralajmërimeve të përfaqësuesve të kompanisë”, tha Filipçe.
Ndërsa sa i përket vaksinës ruse, Filipçe tha se është në komunikimin me ambasadorin rus dhe nuk ka asnjë ndryshim për shkak ngjarjeve që u krijuan së fundmi dhe beson se këtu nuk ka asnjë çështje politike./Telegrafi/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci