Maqedoni/ Arrestohen dy serb, transportonin emigrant nga Pakistani

13:28 | 5 Prill 2021

Mëngjesin e sotëm, në rrugën Negotinë-Demir Kapi janë arrestuar dy shtetas të Serbisë.

Policia në makinën e tipit “Daevu” ka kapur shtatë emigrantë nga Pakistani.

“Në ora 05.35 policia ka privuar nga liria I.S. (47) dhe A.Lj.(23). Të dy nga Republika e Serbisë. Në makinën “Daevu” me targa të Serbisë, që po drejtohej nga I.S. janë kapur 7 emigrantë nga Pakistani”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara