Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup në Prokurorinë Publike të Shkupit parashtroi aktakuzë kundër ish-drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve’.
Siç njoftojnë nga MPB, i akuzuari nga dhjetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017, derisa ka qenë drejtori i AUV-së ka vepruar në kundërshtim me ligjin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka vepruar në kundërshtim me nenin 53 në marrëveshjen e arritur mes Agjencisë Evropianë për Siguri dhe Ushqim dhe AUV-së.
Në nenin 53 ka qenë e shkrua se se personi që është emëruar për ndihmës koordinator në ‘AESU’ nuk mund të merr para shtesë nga agjencia.
Në bazë të kësaj për këtë periudhë, çdo muaj koordinatorit asistent pa bazë i janë paguar para prej 62.934 denarë, ndërsa vlera gjithsej është 377.604 denarë për atë periudhë.
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira