Policia kufitare e Malit të Zi tha se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vendkalimin Debeli Brijeg, në kufi me Kroacinë.
Sipas njoftimit, rreth një orë pas mesnatës së 16 nëntorit u arrestua shtetasi shqiptar A.H., 34 vjeç, që drejtonte një makinë të tipit BMW me targa franceze.
“Përmes kontrollit të detajuar të mjetit, në një bunker të prodhuar enkas, u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me lëndë pluhuri të bardhë, e dyshuar si kokainë, me peshë totale rreth 18 kilogramë. Droga e sekuestruar do të jetë subjekt i një ekspertize në Qendrën e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.
Aty shtohet se me urdhër të prokurorit të shtetit, A.H. u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve./REL/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...