Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën një akt-akuzë kundër policit Zoran Gashoviç, “për krime lufte kundër njerëzimit”, të kryera në vitin 1992 në zonën e Haxhiqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Si pjesëtar i policisë civile serbe të Bosnjës, Gashoviç ka marrë pjesë në vrasje, zhvendosje të detyruar, torturë, persekutim mbi baza fetare dhe etnike, burgosje të paligjshme të personave dhe akte të tjera të ngjashme çnjerëzore”, njoftoi prokurori i posaçëm, Vukash Radonjiq.
Zona e Haxhiqit ishte pjesë e komunës së Sarajevës, ku gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë ishte nën kontrollin e ushtrisë së Republikës Serbe. Shumë nga banorët e saj u dëbuan, u vranë ose u zhdukën. Janë gjetur edhe dy varre masive, të cilat supozohet se fshehin kufomat e qytetarëve të këtij vendbanimi.
Krimet në zonën e Haxhiqit gjatë vitit 1992 përmenden edhe në akt-gjykimet e Hagës kundër ish-udhëheqësve të Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq dhe Momçilo Krajishnik.
Karaxhiq u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Krajishnik me 20 vjet burgim.
Krimet e luftës të kryera në Haxhiqi përkujtohen çdo vit para monumentit, ku më shumë se 500 qytetarë të kësaj zone u burgosen dhe u vranë gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995./voa/
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran
Pritet formalizimi i heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Barcelona merr një goditje të rëndë para ndeshjes me Atletic...