Ministri për Punë të Jashtme i RF Gjermani, përshëndeti marrëveshjen e arritur me Greqinë dhe shpreson që në të ardhmen vendimet të cilat do të jenë karshi NATO-s dhje BE-së do të jenë sinjal i qartë për qytetarët e Maqedonisë.
“Shpresoj që në vendin tuaj kjo marrëveshje të pranohet nga qytetarët. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të përkrahim këtë proces”, deklaroi Maas në konferencën e shtypit të përbashkët në Berlin me Ministrin për Punë të Jashtme të Maqedonisë.
Ai gjithashtu theksoi se kjo çështje është vendimtare për interesat gjermane dhe evropiane.
Në Maqedoni viteve të fundit ka reforma mbresëlënëse, nga ku edhe vet shteti meriton të merr lëvdatë nga BE-ja. Gjermania përkrah vendosmërinë të vazhdoni reformat më tej.
Nuk duam që disa forca t’i përmbushin planet e tyre në rajonin tuaj. Ne besojmë në perspektivën evropiane e cila është në dobi të gjithë rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë