Qeveria sot rishikoi dhe miratoi informacionin mbi procedurën për nominimin e lokacionit “Lumi i Thellë” në parkun kombëtarë të Mavrovës në listën paraprake të UNESCO-s.
Lokacioni ka vlera të jashtëzakonshme natyrore të përfaqësuara nga biodiversiteti i lartë dhe diversiteti i peizazheve.
“Një nga karakteristikat kryesore të këtij lokacioni është pylli i vjetër (i virgjër) i ahut (Fagus sylvatica) që zhvillohet në luginën e “Lumit të thellë” të malit Korab, me pothuajse asnjë ndërhyrje njerëzore në 100 vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Lumi i thellë karakterizohet nga biodiversitet i madh me praninë e llojeve të shumta bime endemike dhe shtazore, të vendosura në zonën e rreptë mbrojtëse të Parkut Kombëtar Mavrovë dhe lejohen vetëm aktivitete kërkimore-shkencore./telegrafi
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...