Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se OBRM-PDUKM është në panik për shkak të përkrahjes së fuqishme nga 30 partitë e të gjithë bashkësive etnike, nga qytetarët dhe forcave politike për Stevo Pendarovskin.
“E mundimshme duket fytyra e Mickoskit që ende flet ‘për goditje’ me të njëjtin fjalor si mentori dhe shefi i tij, Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre pas Gjorge Ivanovit i cili së shpejti ikën, Hristijan Mickoski është mbetja e fundit e “gruevizmit”.
“Për këtë shkak, qytetarët më 21 prill do ta mposhtin Mickoskin dhe kandidatin e tij për kryetar shteti Gordana Siljanovska”, thonë nga LSDM duke shtuar se është e qartë dallimi që për herë të parë, 30 parti nga të gjitha bashkësitë etnike mbështesin një kandidat.
Nga ana tjetër, thonë nga LSDM, kandidati i Mickoskit, Siljovska ka përkrahjen vetëm të atyre subjekteve politike që punojnë kundër BE-së dhe NATO-s.
“Maqedonisë së Veriut i nevojitet kryetar i vërtetë, që do të jetë krah për krahu me forcat progresive”, thonë në fund të njoftimit.
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...