Nëpërmjet një njoftimit të LSDM-së thuhet se “ekzekutuesi Mickoski shkoi për konsultime të reja te mentori i tij në Budapest, Nikolla Gruevski. që t’ia miratojë listat për deputetë”.
“Ekzekutuesi Mickoski nuk guxon të ofrojë asgjë, ai vetëm se po i zbaton urdhrat e shefit të tij, Nikolla Gruevski. Madje as listat për deputetë nuk guxon t’i përgatisë pa Gruevskin”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se listat po përgatiten nga Gruevski dhe se Mickoski po i zbaton urdhrat e tij.
“OBRM-PDUKM edhe më tej e udhëheq Gruevski, njeriu i cili Maqedoninë e Veriut shndërroi shtet të kapur, që përgjonte mbi 20 mijë njerëz, që kapi gjyqësinë, kurdisi procese gjyqësore”, shprehen nga LSDM.
Sipas LSDM-së, Mickoski është dora e vazhduar e politikave të Gruevskit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...