Lëvizja Besa do ta mbajë Kuvendin Qendror më 5 mars

22:47 | 26 Janar 2022

Përmes një komunikate, Lëvizja Besa njoftoi se Kuvendi Qendror i partisë ka pasur mbledhje në të cilën është diskutuar rreth raportit të Shtabit Qendror për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Sipas njoftimit, Lëvizja Besa si subjekt politik ka arritur të fitojë në dy komuna dhe të grumbullojë rreth 26 mijë vota me çka, sipas Lëvizjes Besa, i ka përmbushur objektivat e përcaktuara nga Shtabi Qendror Zgjedhor.

“Po ashtu, Kuvendi Qendror në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për mbajtjen e Kongresit të dytë me datë 05.03.2022. Po ashtu u zgjodh edhe komisioni për organizimin e kongresit në përbërje: Abdush Demiri, Adnan Azizi dhe Arjanit Hoxha”, thuhet në fund të njoftimit.

Jozyrtarisht, gjatë ditës së premte këtij subjekti politik do t’i bashkëngjitet edhe Fatmir Limani i cili garoi për kryetar komune në Kërçova dhe që fitoi rreth 4000 vota./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara