Kuvendi miratoi Ligjin për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve si pjesë e punës së seancës së sotme të 114-të.
Gjatë debatit, deputetët nga opozita kërkuan që kjo pikë të shtyhet për një kohë të pacaktuar derisa të merrej versioni përfundimtar i raportit të Komisionit të Venecias për shkak të “lidhjes së kësaj zgjidhjeje ligjore me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.
Sipas tyre, Komisioni i Venecias ka kundërshtime ndaj Ligjit për gjuhët dhe nuk duhet të ngutet të miratojë vendime legjislative që kanë pasoja të rënda për të gjithë.
Për partitë në pushtet, Ligji për Inspektorat për përdorimin e gjuhëve është miratuar me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe garantimin e barazisë dhe paanshmërisë në zbatimin e mbikëqyrjes së inspektimit, si dhe zbatimin e vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve shkruan Telegrafi.
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...