Komiteti për Punë të Jashtme, me propozimin e Byrosë së Kongresit Spanjoll, ka pranuar iniciativën për të filluar procedurë urgjente për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Sipas akteve që janë publikuar në faqen zyrtare të Kongresit, Byroja e mori këtë vendim dje, duke i kërkuar Komisionit që të autorizojë urgjentisht këtë traktat ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në dokumentin e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Kongresit, thuhet se procedura duhet të jetë urgjente, ndërsa akti për mendim pozitiv duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kongresit.
Afati për dorëzimin e propozimeve ose amendamenteve për tekstin e dokumentit është deri nesër.
Ndryshe, deputetët në Maqedoninë e Veriut dje në mënyrë solemne me 114 vota “pro” e miratuan protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa këtë nuk e ka bërë vetëm shteti i Spanjës.
“Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kuro...
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...