Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojë të gjitha opsionet për të garantuar sigurinë e qytetarëve, duke përfshirë ndalimin e plotë të posedimit të armëve.
“Armët nuk duhet të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Prandaj do të kërkoj nga drejtuesit e sapoemëruar të sektorit të sigurisë që të ofrojnë zgjidhje që do të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Spajiq në platformën X.
Ai ka thënë se thirrja publike për rekrutimin urgjent të një numri shtesë të policëve do të shpallet në ditën e parë të punës, pa pritur mendimin e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, të cilëve do t’u sqarohet urgjenca më vonë.
Dymbëdhjetë persona mes të cilëve dy fëmijë janë vrarë dje në një krim masiv në Cetinje, ndërsa mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër të tjerëve, të cilët janë plagosur.
Krimin masiv e ka kryer Aco Martinoviq, i cili më pas ka kryer vetëvrasje.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...