Numri më i madh i personave të vdekur kundrejt atyre që lindin, dhe largimet jashtë vendit, janë shkaktarët kryesor që këto shtete humbasin dhjetëra mijëra banorë në vit.
Numri më i madh i personave të vdekur kundrejt atyre që lindin, dhe largimet jashtë vendit, janë shkaktarët kryesor që Kroacia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, humbasin dhjetëra mijëra banorë në vit, raporton Anadolu Agency.
Kroacia vitin e kaluar ka mbetur pa 36.456 banorë, flasin të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika. Në këtë mënyrë, Kroacia vitin e kaluar ka pasur një rritje negative natyrore, nga shkaku se numri i lindjeve ka qenë për 14.005 më pak se numri i të vdekurve.
Numri i të vdekurve në Kroaci në vitin 2016, ka qenë 51.542, ndërsa i lindjeve ka qenë 37.537.
Kroacinë vitin e kaluar e kanë braktisur 36.436 persona, të cilët janë shpërngulur jashtë vendit, ndërsa në të njëjtën periudhë, në vend kanë ardhur 13.985 persona. Kështu, edhe në këtë fushë, Kroacia shënon ulje të numrit të popullatës për 22.451 banorë.
Situata nuk është aspak më e mirë edhe në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë (BeH). Të dhënat e fundit të publikuara për BeH-në e vitit 2015, flasin se edhe ky shtet ka shënuar ulje të numrit të popullsisë për 8.380 banorë.
Gjatë vitit 2015, numri i të vdekurve në këtë shtet ka qenë 38.150 banorë, kundrejt 29.770 sa kanë lindur në po të njëjtin vit.
Serbia, e cila të dhënat e fundit për këtë segment i ka të publikuara për vitin 2015, është goxha në minus. Rritja natyrore e Serbisë ka shënuar një minus për 38.021 banorë, meqë numri i të vdekurve ka qenë më i madh nga numri i të lindurve.
Shifrat statistikore tregojnë se numri i vdekjeve në Serbi atë vit ka qenë 103.678 në krahasim me 65.657 sa kanë lindur.
As Bosnja dhe Hercegovina dhe as Serbia nuk janë kursyer nga largimi i banorëve jashtë vendit, numri i të cilëve shkon në dhjetëra mijëra.
Rrëmbehet një person në Prizren dhe dërgohet në Shqipëri, po...
Osmani: Do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ...
Gruda: Zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë
Zotëron 19 shtëpi, historia frymëzuese e shqiptares në SHBA:...
Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze
Revista spanjolle e vendos Shqipërinë në hartën e re turisti...