Kovaçevski: Është shtuar numri i pacientëve, inkurajoj qytetarët që të vaksinohen

09:05 | 13 Janar 2022

“Numri i pacientëve është rritur, por presioni në sistemin shëndetësor nuk është aq i lartë. Vaksinimi mbron dhe prandaj rekomandoj që qytetarët të vaksinohen për t’u ndihmuar të gjithëve, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë ekonomik”, tha i mandatari Kovaçevski në “Top Tema”.

Sipas tij, ata që janë të vaksinuar kanë simptoma shumë më të dobëta se ata që nuk janë vaksinuar.

“Dua të inkurajoj qytetarët që të vaksinohen, sepse vaksinimi i mbron simptomat e virusit në një nivel më të ulët. Në këtë mënyrë nuk ndihmojnë vetëm veten e tyre, por edhe të gjithë të tjerët, veçanërisht stafin shëndetësor, i cili nuk do të jetë aq i rënduar, por edhe ekonominë në tërësi, sepse nëse duam që ekonomia jonë të funksionojë pa masa kufizuese, pa i mbyllur objektet prodhuese, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se përmes vaksinimit duhet të ndihmojnë me shembull personal”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se nuk pranon ndonjë zgjidhje nën presion sepse beson se duhet respektuar opinioni publik, por siç tha ai duhet të jemi të vetëdijshëm se përmes vaksinimit kemi simptoma më të lehta për sa i përket llojit delta dhe omicron.

I pyetur se a është e arsyeshme ndryshimi i ministrit të Shëndetësisë në kushtet e një pandemie, Kovaçevski tha se Venko Filipçe mbetet në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se Bekim Sali është ekspert që mund ta përballojë këtë situatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara