Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, por se kjo sipas tij varet nga dialogu politik. Kovaçevski me këtë rast ri-përsëriti qëndrimin e tij se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që ta bëjnë atë.
“Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në qeveri, po, ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë.
Se a do të ndodh kjo, varet nga dialogu politik, i cili dialog gjithmonë ka dy aspekte, njëri është programor, tjetri është kadrovik, dhe derisa nuk ndodh diçka e tillë nuk mundemi të jemi të sigurt se do të ketë edhe një partner të ri qeveritar.
Megjithatë unë kam thënë që para tre muajve se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që të bëjmë një gjë të tillë sepse nga ne varet qasja më e shpjete e vendit në BE, këtë qytetarët e presin”, tha Kovaçevski.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...