Shërbimet inspektoriale të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjatë tre ditëve kanë zbatuar kontrolle të jashtëzakonshme në Ohër, Strugë dhe Dojran nga ku janë përfshirë 89 operatorë dhe janë shpërbërë mbi 200 kilogramë ushqim i pasigurt.
Kontrollet janë zbatuar në hotele, restorante, piceri, ëmbëltore, byrektore, bukëpjekës, hamburgeri, qebaptore, kafene, markete dhe në objekte tjera ku ka dendësi të turistëve, ndërsa kontrolle ka edhe në objektet më të vogla.
Sipas njoftimit të AUV, për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar masa edhe atë 15 urdhra për heqjen e produkteve, dy ndalesa për punë, 22 masa për edukim të operatorëve dhe 14 dënime me para.
Nga AUV bëjnë thirrje të blejnë ushqim në vende të regjistruara ku ka sisteme të sigurta dhe të kenë kujdes ku i mbajnë operatorët prodhimet.
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi